TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua në Spanjë ka pranuar se ka vrarë djalin tetë-vjeçar të partnerit të saj, zhdukja e të cilit tronditi gjithë opinionin publik.
Ana Julia Quezada, 43 vjeç, u arrestua të dielën pasi trupi i Gabriel Cruz u gjet në makinën që saj.
Pas mohimit disa herë të përfshirjes në vrasjen e vogëlushit, ajo i ka thënë policisë se e ka goditur rëndë në kokë pas një diskutimi.
Ajo e ka fshehur trupin e fëmijës në një pronë familjare në fshatin Rodalquilar, por ishte kapur nga policia duke u përpjekur ta lëvizte atë diku tjetër.
Avokati i saj, Beatriz Gámez, i tha agjencisë së lajmeve Efe se ajo ishte “duke bashkëpunuar” me zyrtarët, por pa dhënë detaje.
“Ne e dimë se Gabriel është tashmë diku me peshkun e tij dhe se shtriga e keqe e historisë nuk ekziston më”, tha nëna e tij, Patricia Ramirez.
Mijëra vetë morën pjesë në funeralin e djalit të martë, ku të gjithë thërrisnin: “Ne të gjithë jemi Gabriel”.