AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 16:22

Rusia kërkon ekstradimin e Rasul Miklaev, seanca në Durrës 29 gusht

Rusia kërkon ekstradimin e Rasul Miklaev, seanca në Durrës 29

Rusia kërkon ekstradimin e Rasul Miklaev, i dyshuar për vepra terroriste, pasi dyshohet se ka luftuar në Siri si pjesë e shtetit islamik ISIS. Kërkesa mbërriti në gjykatën e Durrësit me 19 gusht dhe seanca e parë pritet të zhvillohet me 29 gusht.

Miklaev i dyshuar si anëtar i grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Answar, qëndroi për 11 muaj në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Karrec. Përgjatë kësaj kohe ai refuzoi të fliste, sa për një kohë të gjatë, u mendua se mund të ishte shurdh- memec.

Pas instistimit të autoriteve, Rasul vijoi të jepte identitete të ndryshme, plot 11 të tillë. Identifikimi i tij angazhoi disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente, derisa u zbulua se për të kishte një urdhër arrest nga autoritetet ruse, për pjesëmarrje në grupe terroriste.