AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 14:42

Barcelona përjetëson imazhin e Krujf, ndërton një statujë para stadiumit të saj

Barcelona përjetëson imazhin e Krujf, ndërton një

Johan Krujf është padyshim një nga figurat më të shquara të futbollit holandez dhe jo vetëm. Legjenda e Barcelonës, ka arritur të lërë gjurmë kudo që ka luajtur dhe tashmë, brezin e ri që po rritet në Holandë, e konsiderojnë pasardhës të tij.

Pak ditë më parë, Frenki De Jong firmosi me Barcelonën dhe katalanasit i ofruan numrin e legjendës holandeze për ta ndjerë atë sa më pranë. Ndërkohë, së fundmi është bërë nj tjetër përkujtimore për Krujf dhe tashmë para stadiumit “Camp Nou”, madhështor ngrihet busti i legjendës.

Ditën e djeshme ka qenë pikërisht presidenti Bartomeu së bashku me pjesëtarë të stafit katalanas, ata të cilët kanë prezantuar statujën e ish-futbollistit. Në 142 takime me Barcelonë, Krujf arrinte të shënonte 48 gola duke luajtur në total 5 vite me katalanasit, skuadër të cilën e ka drejtuar edhe si trajner për 8 vite.

Me Barcelonën, Krujf ka fituar shumë si futbollist, ashtu edhe si trajner. Ai numëron 1 titull kampion dhe një Kupë Mbreti si futbollist, ndërkohë që ka fituar 4 trofe si trajner, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 1 Champions League, 1 Kupë Kupash dhe 1 Superkupë Europe, e fitues i “Topit të Artë” 3 herë në karrierë.