AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 14:59

FOTO/ Nuk i lë vend imagjinatës/ Rita Ora tregon gjithçka në kostumin e saj prej rrjete

Së fundmi,Rita Ora ka postuar një video në Instastory e cila nuk i le vend imagjinatës me veshjen që e saj për karnavalin në Notting Hill.

E rritur në Londrën perëndimore, pjesëmarrja në karnavalin e Notting Hill ka qenë pjesë e madhe e edukimit të saj, shkruan "Daily Mail".

Rita Ora veshi një kostum prej rrjete derisa u shoqërua nga Vas J Morgan të dielën në festival.

Ajo ka treguar format trupore në një minifund të tejdukshëm nën të cilin dukeshin të brendshmet e saj, ndërsa sipër kishte veshur një bluzë, nën të cilën nuk mbante reçipeta.

Këngëtarja së fundmi është komentuar se përdor grimin dhe rrobat në mënyrë që të ndjehet e fuqizuar.

Ajo ka qenë e angazhuar me koncertet e turneut të saj “Phoenix” nëpër botë, pas udhëtimit në Japoni, ajo performoi në Britani para se të nisej në Kroaci.