TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vajzë 7-vjeçare eshte viktima e radhes ne plazhet shqiptare kete sezon turistik veror. Ajo ka humbur jeten sot pasi eshte mbytur në plazhin e Durrësit. Policia ne nje informacion paraprak ben me dije se “e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”.
Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 27.08.209, rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det.
Shtetësja E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.