TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Candreva ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në suksesin e thellë të Interit ndaj Leçes. Me Antonio Conten në stol anësori italian duket i rilindur pasi skema 3-5-2 i përshtatet shumë karakteristikave të tij ndërkohë që goli ndaj skuadrës puljeze ishte një kryevepër e vërtetë. Në një intervistë mesfushori theksoi se duhet të hedhë pas krahëve sa më shpejt sezonin e kaluar i cili në aspektin personal ishte shumë i dobët për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.
“Çfarë ndryshoi nga Spalletti te Conte? Viti i kaluar duhet lënë pas krahëve, tani ka nisur një sezon i ri me një trajner të madh dhe kampionati është i gjatë. Kemi shumë ndeshje përpara, le të gëzohemi me paraqitjen, por nga nesër (sot) duhet të rikthehemi në punë. A ndiej një besim të shtuar në nivel personal? Po, vitin e kaluar thuajse e humba të gjithin, duke qëndruar në stol dhe këtë sezon dua të rikthehem mes protagonistëve”.
Më pas Candreva u ndal ndërsa ngriti në qiell trajnerin Antonio Conte.
“Sa i rëndësishëm ishte rikthimi me gol në ‘San Siro’? Tifozët nuk e kanë humbur kurrë besimin, dua t’i falënderoj, goli më mungonte shumë dhe jam i lumtur që e rigjeta”. Në fund, një koment për Conten dhe Icardin: “Është një trajner i madh, shumë i fortë. Duam ta ndjekim, por jemi vetëm në javën e parë dhe rruga është ende e gjatë. Icardi? Dimë aq sa ju, janë çështje që i përkasin klubit dhe Mauros. Skuadra duhet vetëm të mendojë të punojë, sepse të dielën na pret një sfidë e ndërlikuar”.