AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 14:48

Mbytet një fëmijë në det në Durrës

Mbytet një fëmijë në det në Durrës

Mbytet një fëmijë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e plazhit, pranë pistët “Iliria”.

Mësohet se 6-vjeçari është futur në det për t’u larë por më pas është mbytur.

Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihet nëse fëmija po notonte vetëm apo kishte edhe njerëz të tjerë përreth.