TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia e 24-vjeçarit Leandro Pana, i cili u arrestua në Tiranë, pasi akuzohej si bashkëpunëtor në pengmarrjen e 31-vjeçarit shqiptar Jetnor Tarellari në një fshat të Greqisë. I riu ka thënë para autoriteteve shqiptare se nuk dinte asgjë për pengmarrjen e shqiptarit në Greqi.
Ai ka pranuar se i ka miq shqiptarët e arrestuar në Greqi për pengmarrjen. Sipas tij, ata i kishin kërkuar të shkonte te vëllai i “viktimës”, Nexat Tarellari, dhe t’i merrte 10 mijë euro, për t’ua dërguar drejt vendit fqinj. Kujtojmë që pengmarrësit i kishin kërkuar 10 mijë euro që ta linin të lirë.
“Nuk e dija se 31 vjeçarin e kishin marrë peng. Më thanë shko tek Nexat Tarellari dhe merri 10 mije euro dhe na i dërgo ne në Greqi. Personat e arrestuar në Greqi i kam miq dhe kam komunikuar shpesh me ta, por nuk e dija se e kishin marrë peng djalin nga Tirana. Nuk kam asnjë rol në këtë pengmarrje. Do t’i ndihmoja vetëm me paratë”, mësohet të ketë thënë i riu.
Ndërkohë, ngjarja është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga vëllai i 31-vjeçarit të marrë peng, më 23 gusht. Ai i ka thënë policisë se vëllai i tij është marrë peng më 22 gusht nga persona të paidetifikuar, sapo kishte mbërritur në vendin fqinj, dhe për lirimin e tij kërkohej shuma prej 10 mijë eurosh.
Menjëherë pas kallëzimit të tij, policia shqiptare ka sinjalizuar policinë greke dhe së bashku kanë arritur të veprojnë në kohë, duke arrestuar autorët e ngjarjes dhe shpëtuar 31-vjeçarin.