TEJ E KETEJ, 4 Maj 2019, 13:02

Pritje madhështore e Fevziut në Filipine dhe grindja në telefon me Sandrin


48 orë më parë, moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, zbriti në aeroportin “El Nido”, të ishullit Palawan, në Filipine të Azisë Juglindore.

Megjithëse ishull-provinca, El Nido, ka një popullësi shumë të vogël, me vetëm 46,606 banorë, rreth 2500 prej tyre, nën drejtimin e Presidentit të Bujtinave, Resorteve dhe Hoteleve, Henri Fernandez, ishin grumbulluar përballë resortit “Vellago”, për të pritur gazetarin e madh të TV Klan.

Pritja madhështore dhe sidomos, njohja gjerësisht e emisionit “Opinion”, në ishullin Palawan, e lanë Fevziun me gojë hapur.

Pas ceremonisë së mbërritjes, që vazhdoi tetë minuta, Fevziu i kërkoi  Presidentit të Bujtinave dhe Resorteve, Henri Fernandez, dy shoqërues të cilët do ta shëtisnin në “Big Lagoon”, “Small Lagoon” dhe “Twin Beaches”, të gjitha destinacione nga më të famshmet në botë, që Fevziu i kishte programuar para nisjes nga Tirana.

Presidenti Fernandez, pati një grimasë të madhe habie, nga njohuritë e thella të Fevziut, për këto pasuri të vyera natyrore të El Nidos.

Të nesërmen, presidenti Fernandez, i konfirmoi zotit Fevziu, se Presidenti vendas, Rodrigo Duterte, pasi mësoi për mbërritjen e moderatorit të njohur shqiptar në Filipine, donte të takohej patjetër me të.

- Të falenderoj shumë për ftesën, - tha Fevziu, por unë nuk pranoj takime me diktatorët dhe njerëz që vrasin kundërshtarët. Këtë parim e kam zbatuar me rigorozitet edhe në vendim tim. Sapo Sali Berisha, u kthyer nga demokrat në diktator, unë i ndërpreva kontaktet me të. Po kështu, unë po ndërpres gradualisht marëdhëniet edhe me Edi Ramën, një quasi diktator, që ka njëkohësisht edhe shenja qesharaku.

Presidentit të Bujtinave dhe Resorteve, nuk i erdhi mirë nga ky refuzim, por për shkak të rëndësisë, që Fevziu mbart në vetëvete, i pakënaqur, e pranoi në heshtje këtë vendim.

Pas vizitës në plazhin përrallor në “Snake Island” (Ishulli i gjarprit), Fevziu mbeti i mrekulluar, gati pa mend. Dhe kushedi sa do të kishte vazhduar dalldia e tij, sikur të mos e kishte marrë në telefon, Sandër Frangaj.

- Fevzo ku je? Ku ke humbur?

- Ç’të të them Sandër, jam në Filipine, një përrallë, një përrallë, - ia ktheu Fevziu.

- Lëri përrallat mor trap, se më ke mbushur televizionin me sekretet e Enver Hoxhës dhe nuk di njeri në botë ku ke ikur.

- Jam në Filipine, po më kërkon intervistë presidenti Duterte. Si thua, ta pranoj apo jo?

- Mos më çaj bythën mua me Duterten, ke lënë gjithë këto regjistrime këtu dhe ke ikur jashtë kontinentit. Mbete në majë të avionit, jashtë.

- Po ç’të të them o Sandër? Ka kaluar Kol Balla, katër udhëtime jashtë kontinetit më shumë se unë. Ka bythë që ta mbajë këtë gjë? Me atë program që ka ai dhe në atë televizion ku punon ai, të jetë katër udhëtime mbi mua?!

- Lëre mo Kol Ballën, ke lënë këtu regjistrime me Enver Hoxhën, magjinë e zezë dhe ushqimet. Të gjithë folën për Samitin e Berlinit, vetëm ti merreshe me Enver Hoxhën...

- Ra linja Sandër, - i tha Fevziu dhe ja mbylli.

Vizita e Fevziut në Filipine të Azisë Juglindore vijon dhe ne do t'ju informojmë më tej.

/TPZ.al/Tej e këtej/