AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 16:06

“Rrugët e kokainës, 137 kg drogë nga Ekuadori për në Shqipëri”, aksioni i policisë jehonë në mediat italiane



Të paktën 137 kilogramë kokainë u kapën nga policia shqiptare, si pjesë e një operacioni të kryer në koordinim me policinë greke dhe me zyrën e DEA-s amerikane në Athinë. Ky aksion policor mori vëmendjen e mediave shqiptare, greke si dhe atyre italiane.

Mediat fqinje shkruajnë se sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë ishte fshehur në disa kontejnerë të ngarkuar me banane. Lënda narkotike ishte nisur fillimisht nga Ekuador , ndërsa më pas vijoi rrugën detare tranzit në portin grek të Pireut, përpara se të mbërrinte me destinacion final në Portin e Durrësit, raportojnë mediat italiane.

Rrugët e kokainës, 137 kilogramë drogë nga Ekuadori për në Shqipëri“-kështu e nis titullin e shkrimit media italiaine “ilmessaggero.it” për aksionin antidrogë.

Media

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Ardian Bega, 53 vjeç dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gentian Malindi.

Ky i fundit  është djali i një avokati të njohur, ndërsa për Policinë e Shtetit  nuk është një emër i padëgjuar. Ai rezulton me precedent penal, ndërsa është arrestuar më 8 qershor të 2013 pasi u kap me 500 kg kanabis në kuadër të operacionit ‘Sfida’.