TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Ilir Malindi, djalin e të cilit kanë shpallur në kërkim, si një nga personat e akuzuar në lidhje me heroinën e kapur në kontenierët në Durrës ka reaguar menjëherë pas lajmit të policisë për implikimin e të birit.
Gazetari i “Panorama” njofton se avokati ka deklaruar se i biri nuk ka fare lidhje me këtë trafik, por e kanë shpallur në kërkim, vetëm pasi dikush nga të arrestuarit i ka përmendur emrin..
“Djali im s’ka lidhje fare me bllokimin e lendes narkotike ne port. Eshte shpallur ne kerkim pasi dikush nga keta qe jane arrestuar kane permendur emrin e tij. Djali nuk ka asnje lidhje. Do merremi ne rruge ligjore. Nuk ka asnje prove apo pergjim qe implikon tim bir. Ai do të qendroj ne arrati deri ne momentin qe do te marrë zgjidhje kjo situate ne rruge ligjore”– ka thene ai ne nje reagim per “Panorama”.
Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 110 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.