AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 13:30

Shisnin heroinë në lokalet e Shkodrës, pranga dy personave, kurse një femër…Policia jep detajet

Shisnin heroinë në lokalet e Shkodrës, pranga dy personave, kurse



Dy persona rane ne prangat e policise se Shkodrës ndersa nje grua eshte ne hetim ne gjendje te lire pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

NJOFTIMI

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 42 vjeç, banues në Shkodër dhe u ndalua shtetasi A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.