AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 14:07

Makina me targa franceze te hoteli në “Shkëmbin e Kavajës”, si u zbulua biznesmeni Malindi: Po na ndjek policia, ka GPS!

Makina me targa franceze te hoteli në “Shkëmbin e



Zbulohendetaje nga operacioni që zbuloi emrin e biznesmenit Gentian Malindi, që tashmë akuzohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit. Burime  bëjnë me dije se skema e bashkëpunimit të tij ishte shtrirë brenda administratës së portit, ku përveç të arrestuarit Ardian Bega, të tjerë persona janë të përfshirë.

Më 19 shtator, policia e Shtetit finalizoi operacionin “Kuito”, ku Bega dhe punëtori i anijes së Malindit, Altin Myslimhaka, hynë me një kartë “badge” brenda ambienteve të Portit Durrës dhe u drejtuan për tek konteinerët me banana, aty ku ndodhej e fshehur kokaina.

Si ndodhi zbulimi i tyre?

Oficeri i sigurisë në Port, Ardian Bega ka deklaruar në polici se biznesmeni Gentian Malindi, i ka kërkuar të shkojë në port dhe të ndihmojë për të nxjerrë kuti nga dy konteinerët e ngarkuar me banane dhe që kishin ardhur nga Ekuadori, ndaluar në Pire në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Durrësit. Pasi kanë marrë kutitë, ku besonin se ndodhej droga ata e kanë futur ngarkesën në një automjet me targa franceze. Ata janë drejtuar tek zona e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”, para një hoteli, dhe në hyrje të një tuneli, Malindi sipas Begës ka kërkuar të shohë kutitë. Në momentin që ka parë se kutitë nuk ishin të mbështjella siç ai kishte rënë dakord, iu ka kërkuar Myslimhakës dhe Begës që të mos flisnin pasi edhe në makinë mund të kishte GPS (gjurmues, lokalizator).

Në makinë mund të ketë GPS. Mos të flasë asnjëri se mund të na ndjekë policia”,-mësohet të jetë shprehur Malindi, bëjnë me dije burime nga grupi hetimor.

Ditën e sotme, është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.