AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 13:14

137 kg kokainë/ Kush është Gentian Malindi, biznesmeni i peshkimit që priste drogën, i arrestuar për 500 kg drogë

137 kg kokainë/ Kush është Gentian Malindi, biznesmeni i



ersoni i tretë i cili është shpallur në kërkim nga policia për 137 kg drogë që u kapën në portin e Durrësit është Gentian Malindi, 42-vjeç. Ky i fundit ishte personi i cili priste sasinë e drogës në portin e Durrësit.

Kush është Gentian Malindi?

Maldini me profesion jurist, është një person me precedent të mëparshëm penal. Më 8 qershor të 2013  ai është arrestuar nga policia pasi është kapur me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa. Droga u kap nga policia  në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë.

Por 42-vjeçari është i njohur në fushën e biznesit të peshkut.  Ai ka në pronësinë e tij varkë e cila peshkon në detin Adriatik, që në QKR mban emrin e biznesit “Aayway”.

Mësohet se ai ka një njohje të vjetër me Altin Myslimhakën, të arrestuarin tjetër pasi ky i fundit punonte si punonjës në varkën e tij të peshkimit.