AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 14:43

Kush fshihet pas kokainës së kapur në Durrës?/ Artan Hoxha zbulon detajet

Kush fshihet pas kokainës së kapur në Durrës?/ Artan Hoxha



Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga operacioni i djeshëm në Portin e Durrësit, ku u sekuestrua 137 kg kokainë.

Artan Hoxha ka zbuluar të detaje tronditëse, ndërsa theksoi se Shqipëria tashmë është një ndër rrugët e trafikut të drogave të forta, një biznes sipas tij me fitime marramendëse, por shumë kriminale.

“Nëse deri tani rrugët tradicionale të trafikut të drogës ishin Roterdami, rruga e Apanjës apo Italisë, tashmë Shqipëria ka pjesën e saj. Shqipëria është bërë një aktor global i këtij biznesi, që ka fitime të jashtëzakonshme, por biznes shumë kriminal sepse ndikon shumë në vendet ku ai kryhet. Kjo sepse përdoret nga moshat e reja dhe sepse paratë janë kriminale, që shfrytëzohen nga krimi i organizuar për të blerë drejtësinë”-tha Artan Hoxha, në studion e Report tv.

Sa i përket personave që mund të fshihen pas këtij trafiku, gazetari Hoxha tha se bëhet fjalë për persona shumë të fuqishëm.

“Personat e përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar janë persona shumë të rëndësishëm, që nuk kapen kollaj.

Bëhet fjalë për një gruop me lidhje të forta dhe që ka pasur akses në Portin e Durrësit.

Edhe në Amerikë, në një nëndetëse u kapën 5 ton kokainë po nuk u kapën bosët, ata nuk merren vetë me të, bosi merr vetëm fitimet.”-tha gazetari Artan Hoxha.

Më tej, ai reagoi edhe në lidhje me një informacion të publikuar në media, sipas të cilit autoritetet greke kishin zëvëndësuar kokainën me oriz.

“Edhe në raste të tilla duhet që personat e përfshirë në trafik duhet të kapen me prova. Prova është ti kapësh më lëndë narkotike dhe jo me oriz.”-deklaroi Artan Hoxha