TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbuluar biznesmeni që ishte pritësi i 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, me pjesëmarrjen dhe të agjentëve të DEA-s amerikane.
Ai është Gentian Malindi, i arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash.
Malindi iu ka kërkuar dy punonjësve të portit të Durrësit që të merrnin drogën në kontenier, por kur ka kuptuar se disa prej tyre kishin paketim të dyshimtë ka braktisur mjetin dhe i ka shpëtuar policisë.
Një prej punonjësve të portit që është arrestuar Ardian Bega, ka thënë gjate marrjes në pyetje se binesmeni Malindi u ka thënë që të hapnin kontenierin dhe më pas të merrnim sasinë e drogës prej aty.
“Pasi e morëm hapëm pakot dhe G.M kuptoi që kjo nuk ishte mbështjellja që kishim kerkuar, aty kuptuam që është kurth dhe po ndiqeshim nga policia dhe më pas i hodhem pakot afër Shkëmbit të Kavajës dhe u larguam”, ka thënë Bega në dëshminë e tij.