TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë ndalojnë tre shtetas të shpallur në kërkim, me masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit: H. M., 64 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe H. Rr., 64 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të tre banues në Krujë”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.