AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 13:50

Po shkonte të merrte fëmijën nga shkolla, makina përplas për vdekje shqiptaren. Arratiset autorja

Po shkonte të merrte fëmijën nga shkolla, makina përplas



Një 50 vjeçare shqiptare është aksidentuar sot për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në Agios Dimitriu në Zakinthos, Greqi.

Gruaja po shkonte të merrte nga shkolla fëmijën e saj kur një makinë ka ndërruar drejtim duke e aksidentuar për vdekje.

Makina drejtohej nga një vendase 30-vjeçare, e cila ka braktisur viktimën dhe është larguar me shpejtësi, por më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e saj.