AKTUALITET, 24 Mars 2020, 16:37

Koronavirusi në Shqipëri/ Si i infektuan familjarët mbesa e djemtë e ardhur nga Italia, ja qytetet e reja që iu shtuan hartës


Nga 19 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit, katër qytetarë i përkasin tre qyteteve të reja që i janë shtuar hartës së përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, konfirmoi ministria e Shëndetësisë sot.

Lezha me 1 qytetar të prekur, Berati me 1 qytetar dhe Hasi me dy qytetarë, janë qytetet e reja ku ka shpërthyer virusi.

Sakaq, mësohet se në tre qytete, janë bërë pikërisht të ardhurit nga Italia shkak për infektimin e të afërmve të tyre.

Në Korçë, mbesa e ardhur në daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec, ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec, ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec”, konfirmoi zv kryeministri Erion Braçe sot.

Sakaq, një punonjëse e Agjencisë së Kadastrës së Korçës është zbuluar si e infektuar nga virusi COVID-19, pasi një prej familjarëve të saj, pas egzaminimit rezultoi se ishte i prekur me koronavirus.