AKTUALITET, 24 Mars 2020, 16:09

Ironia e Patozit për lirimin e 600 të dënuarve: Ditë me fat në këtë kohë qameti, iu hapën dyert njëkohësisht me negociatat

Ironia e Patozit për lirimin e 600 të dënuarve: Ditë me fat

Ish-deputeti Astrit Patozi dhe njëkohësisht kreu i partisë Bindja Demokratike, ka ironizuar me lajmin e çeljes së negociatave me Shqipërinë nga BE, lajm në të njëjtën ditë që ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se do lirohen nga qelitë 600 të dënuar, në kuadër të masave ndaj koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi e quan ditë me fat në këtë kohë qameti.

POSTIMI I PLOTE

DITË ME FAT

Sot paska qenë një ditë me fat në këtë kohë qameti. Sepse u hapën dyert njëkohësisht, si për negociatat, ashtu edhe për të burgosurit…