AKTUALITET, 24 Mars 2020, 16:03

Konsulenti i emergjencave në Lombardi me koronavirus, Bertolaso: E dija rrezikun, por s’mund të mos i përgjigjesha thirrjes së vendit tim

Konsulenti i emergjencave në Lombardi me koronavirus, Bertolaso: E dija

Konsulenti i emergjencave në Lombardi, Guido Bertolaso është i infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, me anë të një statusi në rrjetet scoiale, konkretisht në faqen e tij në rrjetet sociale. Bertolaso shkruan se e ka ditur që në fillim se me çfarë rreziqesh po përballej dhe se do t’ja dalë mbanë që ta mundë edhe këtë luftë.

“Kam rezultuar pozitiv për Covid-19. Kur e pranova këtë detyrë, e dija se cilat ishin rreziqet me të cilat po përballesha, por nuk mund të mos i përgjigja thirrjes për vendin tim. Kam vetëm ethe, nuk kam simptoma të tjera për momentin. unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi në izolim dhe do të respektojmë periudhën e karantinës. Do të vazhdoj të ndjek punën e spitalit Fiera dhe të bashkërendoj punën në Marche. Do ta fitoj edhe këtë betejë,“- shkruan ai në rrjetet sociale.

Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë në të gjithë botën, ku janë shënuar 382,750 të infektuar, dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Për herë të parë sot, Kina ka shënuar 0 të infektuar të rinj me koronavirus, dhe ka vendosur që të heqë masat e sigurisë. Megjithatë e njëjta gjë nuk do të ndodhë me krahinën e Ëuhanit, nga ky masat e marra do të shfuqizohen deri më 8 prill. Ndërsa në të gjithë Pas “çlirimit” të Ëuhanit, 2/3 e 1.34 miliardë banorëve të Indisë janë nën kufizime të lëvizjes. Po ashtu i njëjti skenar shfaqet edhe në Europë ku njerëzit e kanë të ndaluar që të largohen nga shtëpia, përveç për arsye “shumë të rëndëishme”. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 63,927 raste të konfirmuara dhe 6,077 raste të konfirmuara.