TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lajmit të publikuar në media se Ramazan Rraja, kushëriri i parë i Rexhep Rrajës, dhunoi një grua në QSUT ka reaguar edhe Policia e Shtetit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Policia ka deklaruar se 26-vjeçari Ramzan Rraja është shoqëruar në polici pas ngjarjes dhe është proceduar penalisht.
Po kështu Policia njofton se është pezulluar edhe policja e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.
Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.
3 ditë më parë nga Jeta Osh Qef u publikua një video, ku një dhunuesi rrihte me grushte dhe shkelma një grua pranë QSUT-së. E gjithë ngjarja ndodhi në prani të Policisë.
Ishte gazetarja Anila Hoxha ajo që publikoi emrin e dhunuesit, Ramazan Rrajës dhe menjëherë erdhi edhe reagimi nga Policia.