AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 13:49

“Të shembet një orë e më parë”, Rama vijon propagandën për teatrin: Ja mendimi i Spiro Dunit


Kryeministri Edi Rama vijon propagandën për prishjen e Teatrit Kombëtar, ditën e sotme ka zgjedhur të flasë me fjalët e aktorit dhe regjisorit Spiro Duni.

Sipas fjalëve të cituara nga Rama, Duni shprehet se Teatri është një urgjencë kombëtare, dhe trualli i tij nuk do të cenohet asnjë centimetër.

Nuk dihet e vërteta nëse regjisori i ka të vetat këto fjalë apo i nxjerrë me porosi të kryeministrit i cili i riposton në rrjetet sociale për tu mbushur mendjen shqiptarëve se teatri duhet prishur.

Postimi i Ramës:

Spiro Duni, aktor dhe regjisor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar.

SPIRO DUNI:

Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh!

Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!