TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Cengolli punëtor ndërtimi është rrëzuar nga skela në qytetin e Gjirokastrës.
Mësohet se punonjësi është rrëzuar nga 10 metra lartësi, pasi ishte duke riparuar muret e xhamisë së Gjirokastrës. Gjendja e tij shëndetësore është kritike për shkak të plagëve të shumta.
Cengolli ka dëmtuar gjymtyrët dhe pjesën e kolonës vertebrale. Cengolli është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen. TPZ.AL