AKTUALITET, 4 Prill 2019, 16:33

Rinumërimi në Stamboll/ ‘Opozita 20.000 vota para Erdoganit’

Rinumërimi në Stamboll/ ‘Opozita 20.000 vota para

Ekrem Imamoglu, kandidati i Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP) për kryebashkiakun e Stambollit deklaroi sot se rinumërimi i votave nga zgjedhjet lokale në qytetin më të madh të Turqisë ka përfunduar pjesërisht.

Ai ka bërë të ditur se dallimi në mes tij dhe Binaly Yildirim, nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit Recep Tayyip Erdogan është rreth 20.000 vota.

Imamoglu tha se rinumërimi përfundoi në 9 nga 10 rrethe administrative të Stambollit.