SPORT, 30 Tetor 2020, 18:23

Rikthehet futbolli në Shqipëri, caktohen oraret e ndeshjeve të javës së parë

Rikthehet futbolli në Shqipëri, caktohen oraret e ndeshjeve të

Pas një bojkoti prej rreth një muaji e gjysmë, Kategoria Superiore do të startojë mesjavën e ardhshme me ndeshjet e javës së parë të sezonit të ri, ndërsa janë përcaktuar edhe oraret e pesë sfidave, që si gjithmonë do të mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Kështu gjithçka do të startojë të mërkurën në orën 13:45, me dy përballjet e para, ku Partizani do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, me krutanët që kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës për të luajtur ndeshjet si pritës, dhe Bylisi do të presë Laçin në “Adush Muça”.

Më pas tre sfidat e tjera, Teuta-Skënderbeu, Tirana-Kukësi dhe Vllaznia-Apolonia do të startojnë në orën 16:45, ndërsa mbetet ende për t’u përcaktuar se ku do të luhet përballja mes kampionëve dhe nënkampionëve të sezonit të kaluar.