AKTUALITET, 11 Nëntor 2017, 20:11

Reportazhi i "Le Iene" për fëmijët që mbledhin krom, reagon Rama: Edhe ata janë kazanë!

Reportazhi i "Le Iene" për fëmijët që mbledhin

Kryeministri Rama nuk duron dot pasqyrimin e problemeve të Shqipërisë as në mediat e huaja. Ai shkoi në një familje në Bulqizë për të t’ju kundërpërgjigjur gazetarëve të emisionit investigative “Le Iene” në Mediaset. Më 31 tetor ata transmetuan një reportazh për kushtet e vështira të jetesës së banorëve të Bulqizës, ku nxirren me tonelata me krom. Gazetarja intervistoi edhe fëmijët që kishin lënë shkollën për të mbledhur krom.

Sakaq, Kryeministri ka qenë sot në Mat dhe si pjesë e turit u ndal në një familje të Bulqizës ku u shpreh:

“Më erdhi inatë me një media italiane se kishin bërë një reportazh të ndyrë për fëmijët që mbledhin krom, me filmime të vjetra. Tani mund të ketë ndonjë rast sporadik, por s’është më siç ka qenë. Për të treguar: Ja Shqipëria! Tmerr.. tmerr. Ç’a të thuash. Kazanë gjithëandej…”