TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Festë, inaugurim i një stadiumi që nuk ësh të parë kurrë më parë në Shqipëri, kampionët e botës që luajnë në vendin tonë dhe… humbje. “Panorama Sport” sjell momentet pikante që nga kontrollet e sigurisë, ngatërresat me urdhrat e policisë në hyrje deri edhe te momentet e fundit të takimit.
* Siguri maksimale në hyrjen e tifozëve. Minimalisht dy kordonë kalohen nga tifozët. Kontroll i imtësishëm për femra dhe për meshkuj.
* Kaos me tifozët ndryshe të Kombëtares. Personat invalidë, që kanë marrë një ftesë nga FSHF-ja për të qenë në ndeshjen me Francën, por për momentin janë të ndaluar jashtë stadiumit. Atyre u thonë se nuk ka ashensor dhe për momentin nuk kanë mundësi të futen.
* Reja e nis dhe mbaron ndeshjen në këmbë me stil “Alla Konte”, duke komentuar dhe sugjeruar çdo vendosje dhe çdo pasim. Deshamp del vetëm për të këshilluar Varan dhe qetësuar Zhirunë.
* Në minutën e 76-të, teksa Varan u dëmtua në duel me Manajn, Zhiru gjendet pranë stolit të Shqipërisë dhe ankohet te gjyqtari. Reja e qetëson dhe më pas edhe xhindoset me francezin…
* Sapo mbaron ndeshja, Hamdi Salihi i afrohet Hysajt, duke e përqafuar. Qetësim për humbjen? Apo… zëvendësimin.
