TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndeshjes, mesfushori Keidi Bare në prononcimin për RTSH është shprehur se dy golat e pësuar ishin të evitueshëm, ndërsa tha se beson te brezi i ri që po formohet. Ndër të tjera, Bare theksoi se nëse Franca do të bënte gabim në mbrojtje si në ndeshjen me Moldavinë, atëherë mund të shënonte edhe Shqipëria.
“Morëm dy gola shumë shpejt, ishin gola të evitueshëm. Megjithatë, në pjesën e dytë sikur morëm dominimin dhe nuk na rrezikuan shumë. Ata janë Franca, dhamë 100% tonë. Beson te brezi i ri ? Besoj se po. Jemi të rinj, ka shumë pak nga 2016.
Ky grup do të formohet pak nga pak. Mund të bënim të paktën një gol, siç bëri edhe Moldavia? Dua të them po, sikur të bënte Lengle gabim siç gaboi në rastin e golit të Moldavisë. Sikur ta bënte edhe sot. Ne japim maksimumin”, tha Reja.