AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 23:55

Bogdani: Humbje e merituar, Berisha fantastik…

Bogdani: Humbje e merituar, Berisha fantastik…

Një sulmues si Erjon Bogani, duket se po i mungon shumë Shqipërisë. Ish-bomberi kuqezi, ishte prezent ditën e sotme në shkallët e stadiumit “Air Albania”, ku ndoqni nga afër përballjen ndaj Francës. Në prononcimin pas ndeshjes për RTSH, Bogdani u shpreh:

“Sot ishte një ndeshje e vështirë, kundër kampionëve të botës. Një skuadër me shumë futbollistë të mirë. E rëndësishme ishte që u luajt në një stadium të ri. Për mendimin tim ishte një shfaqje e bukur. Franca ka skuadër të fortë. E meritoi fitoren. Tani duhet të organizohemi për sezonin që do vij. Mbase mund të bënim më shumë, por ishte shumë e vështirë. Pavarësisht dy golave, krijuan raste të tjera. Berisha u tregua shumë i mirë. Humbja ishte e merituar, sepse Franca e meritoi fitoren”, u shpreh Bogdani.