AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 21:44

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Francë 0-2. Kuqezinjtë amorfë në “Air Albania”

Një Shqipëri shumë e varfër në një stadium luksoz si “Air Albania”, duke e mbyllur pjesën e parë 0-2 me Francën.

Kampionët e botës u treguan cinikë dhe rezultativë, duke realizuar qysh në minutën e 9-të me anë të lojtarit të Bajernit të Munihut, Korentin Toliso.

Në të 32’, sulmuesi Antuan Grizman dyfishoi rezultatin për “gjelat”, duke realizuar kështu dhe golin e tij të 30-të me Kombëtaren dhe u barazuar kështu me Papin dhe Fontaine.

GOLAT

SHQIPËRI-FRANCË 0-1

9′ GOOOL Franca! Shqipëri-Francë 0-1 . Ka realizuar Toliso pas një krosimi në zonë, duke e çuar topin në cepin e portës.

SHQIPËRI-FRANCË 0-2

32’ GOOOL Franca! Shqipëri-Francë 0-2. Kanë realizuar edhe të dytin “gjelat”, aty ku Grizman u shërbye në zonë duke e ndalur topin në rrjetë.