AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 22:53

Memushaj: Ishte e vështirë përballë kampionëve të botës

Memushaj: Ishte e vështirë përballë kampionëve të

Shqipëria nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv në premierën e stadiumit të ri Kombëtar, teksa u mposht me rezultatin 0-2 nga Franca.

Në një prononcim për RTSH, direkt pas përfundimit të sfidës, një nga protagonistët e Kombëtares kuqezi në këtë fushatë eliminatore, Ledian Memushaj u shpreh se ishte e vështirë pasi përballë ishin kampionët e botës, megjithatë mesfushori theksoi se në këto kualifikuese kanë bërë disa ndeshje të bukura si me Turqinë dhe Islandën.

“Ishte një ndeshje e vështirë përballë kampionëve të botës por mund të bënim diçka më shumë. Në pjesën e dytë luajtëm pak më mirë, ishte një atmosferë shumë e bukur, por ishte e vështirë. Besoj se nuk kemi bërë keq kemi bërë disa ndeshje të bukura si me Islandën dhe me Turqinë”, tha Memushaj