AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 22:45

Shqipëri-Francë 0-2/ As stadiumi i ri nuk i frymëzon dot kuqezinjtë, kore kundër kryeministrit

Shqipëria e mbyll me humbje ndeshjen e parë të saj në “Air Albania” dhe të fundit për eliminatoret e “Euro 2020”, një një stadium tërësisht të shitur, ku nuk mungoi një koreografi e bukur gjatë ceremonisë inauguruese dhe thirrjet kundër kryeministrit “Rama ik”.

Kuqëzinjtë e drejtuar nga Edi Reja nuk e gjetën dot frymëzimin në impiantin më modern në vend, duke humbur 0-2 me Francën, që nga ana saj goditi edhe shtyllën me Zhiru në pjesën e dytë.

Të dy golat “gjelave” të Deshamp - në ndeshjen e 100-të trajnerit me përfaqësuesen - u realizuan në pjesën e parë.

Kampionët e botës u treguan cinikë dhe rezultativë, duke realizuar qysh në minutën e 9-të me anë të lojtarit të Bajernit të Munihut, Korentin Toliso.

Në të 32’, sulmuesi Antuan Grizman dyfishoi rezultatin për “gjelat”, duke realizuar kështu dhe golin e tij të 30-të me Kombëtaren dhe u barazuar kështu me Papin dhe Fontaine.

Shqipëria, pas barazimit 2-2 me Andorrën, nuk arriti të prodhonte lojë agressive në vijën sulmuese me Manajn dhe Balajn, duke e mbyllur edicionin eliminator në vendin e katërt dhe lënë pas Moldavinë dhe Andorrën, ndërsa Franca rreshtohet në vendin e parë me Turqinë në të dytin. /TPZ.al/

GOLAT

SHQIPËRI-FRANCË 0-1

9′ GOOOL Franca! Shqipëri-Francë 0-1 . Ka realizuar Toliso pas një krosimi në zonë, duke e çuar topin në cepin e portës.

SHQIPËRI-FRANCË 0-2

32’ GOOOL Franca! Shqipëri-Francë 0-2. Kanë realizuar edhe të dytin “gjelat”, aty ku Grizman u shërbye në zonë duke e ndalur topin në rrjetë.

 

NDESHJA

Shqipëri – Francë 0-2

9′ Toliso, 65′ Grizman

KV: Hysaj / Lenglet

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Dermaku, Hysaj (81′ Trashi), Lenjani (46′ Roshi), Gjasula, Qose (46′ Memushaj), Bare, Manaj, Balaj

Trajner: Edi Reja

Franca: Mandanda, Varan, Lengle, Kimpembe, Toliso, Sisoko, Mendi, Dubo (88′ Pavard), Grizman, Ben Jeder (84′ Fekir), Zhirud

Trajner: Didier Deshamp

Minutë pas minute:

Mbyllet takimi! Franca merr fitore edhe ndeshjen e dytë kundër Shqipërisë!

90’ Akordohen edhe 3 minuta shtesë!

88’ Largohet edhe Dubo dhe vendin e tij e zë Pavard.

85′ Largiohet Ben Jeder dhe vendin e tij e zë Nabil Fekir.

84’ Top i gjatë në të majtë për Trashin megjithatë Bubo largon në anësore.

81’ Zëvendësimi i tretë te kuqezinjtë me kapitenin Hysaj që largohet teksa vendin e tij e zë Lorenc Trashi.

77’ Memushaj pranë topit do të tentojë tashmë portën e Mandanda. Tenton Memushaj por topi ndalet në mur dhe më pas është Hysaj ai që provon nga distanca por gabon.

75’ Mundësi e mirë tashmë për kuqezinjtë aty ku Balaj fiton një goditje dënimi shumë pranë zonës. I dëmuar ka mbetur Varan që merr ndihmën e parë.

75’ Zëvendësim te Franca me Mendin që largohet dhe vendin e tij e zë Dinje.

72’ Zhiru humbet mundësinë tjetër të artë aty ku del i vetëm përballë Berishës dhe tenton të gjejë trekëndëshin por topi shkon në shtyllë dhe jashtë.

68’ Tjetër goditje në drejtim të portës sonë aty ku Berisha është edhe një herë në pozicion dhe largon në këndore që nuk sjell probleme.

66’ Mundësi tjetër e mirë për Shqipërinë aty ku Hysaj fiton një goditje këndi por rrezikon shumë të dëmtohet.

64′ Berisha vendimtar sërish me pritjen e tij. Nuk lejon golin pas një goditjeje në diagonale.

60’ Mundësi e artë për Manajn vetëm pak metra larg portës duke tentuar portën por Lenglet e devijon duke e çuar lehtë në duart e portierit.

59’ Tjetër top para për Balajn por është topi pak më i fortë seç duhet dhe e lë Mandanda të shkojë jashtë.

56’ Mundësi e mirë për kuqezinjtë me anë të Keidi Bares i cili provon të kthejë një top në portë por ndal mbrojtja vendase.

54’ Kuqezinjtë duhet t’i falen edhe një herë tjetër Berishës duke qenë se Grizman ka krosuar në zonë, teksa del Berisha dhe ndal sërish një aksion të rrezikshëm.

53’ Tjetër ndërhyrje e gabuar nga Kimpembe ndaj Bares, megjithatë nuk akordohet faull.

52’ Berisha kthehet në hero tani duke ndalu Zhirun në një mundësi ku topi po shkonte në rrjetë në krahun e kundërt, megjithatë gardiani kuqezi zgjat dorën dhe ndal.

49’ Roshi merr topin në zonë dhe mundohet të krosojë por pozicioni është i parregullt.

47’ Mundësi e mirë për tonët pas një krosimi në zonë, teksa topi shkon ngjitur me shtyllën.

46’ Nis pjesa e dytë me dy ndryshime ku largohen Qose dhe Lenjani teksa në fushë janë Memushaj dhe Roshi.

Përmbledhja e pjesës së parë:

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet edhe 1 minutë shtesë.

41’ Bare sërish protagonist në fushë dhe i afrohet zonës por i vjen një ndërhyrje e gabuar nga Zhiru duke shkaktuar faull. Kroson Lenjani megjithatë topi largohet.

39’ Tjetër mundësi për francezët me anë të një krosimi në zonë për Zhiru, por largon Gjimshiti në goditje këndi. Kroson në zonë Grizman për Lenglet që e gjen bosh në zonë por goditja e tij me kokë shkon jashtë.

38’ Kimpembe tenton një goditje nga distanca por topi shkon mbi kuadrat duke gabuar plotësisht.

37’ Goditje dënimi për Shqipërinë aty ku vjen krosimi i lartë në zonë, por Mandanda arrin të ndalë.

35’ Top i gjatë për Balajn në të djathtë dhe megjithëse është shumë i fortë e mbërrin dhe kroson në zonë por nuk sjell probleme për portën kundërshtare.

32’ GOOOL Franca! Kanë realizuar edhe të dytin “gjelat”, aty ku Grizman u shërbye në zonë duke e ndalur topin në rrjetë.

28’ Goditje dënimi për kuqezinjtë në këtë moment dhe është Lenglet ai që e shkakton teksa ndëshkohet edhe me karton të verdhë.

23’ Zhiru mundohet të kalojë Dermakun megjithatë i vjen një ndërhyrje dhe kemi të bëjmë me goditje dënimi për francezët. Kroson lart në zonë Grizman, megjithatë del Berisha dhe neutralizon gjithçka.

22’ Mundësi mjaft e mirë për kuqezinjtë me anë të Hysajt i cili niset në të djathtë i vetëm por e merr keq topin dhe detyrohet ta kthejë pas.

20’ Krosim i lartë në zonë aty ku kuqezinjtë nuk arrijnë të përfitojnë teksa nisen në kundërsulm francezët por i ndal Hysaj dhe shkakton faull duke marrë edhe karton të verdhë.

19’ Goditje dënimi për kuqezinjtë dhe është Keidi Bare tashmë pranë topit teksa e ka fituar Hysaj.

13’ Manaj nga e djathta përballë Kimpebe por nuk arrin të kalojë dhe fiton vetëm një anësore.

9′ GOOOL Franca! Ka realizuar Toliso pas një krosimi në zonë, duke e çuar topin në cepin e portës.

8’ Francezët në sulm dhe është Hysaj ai që shkakton faull në dëm të Sisokos duke mos e lejuar t’i afrohet zonës.

4’ Mundësi e mirë për Francën me anë të Dubos i cili tenton krosimin por Gjimshiti largon topin nga zona.

1’ Kuqezinjtë e nisin mirë takimin duke dalë menjëherë në sulm aty ku vjen kërcënimi i parë në portë por nuk përfitojmë.