TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-trajneri i Kombëtares U-21, Skënder Gega, foli pas ndeshjes me Francën për “RTSH”, teksa u shpreh:
“Atmosfera dhe çdo gjë para ndeshjes ishte mrekulli. Një ëndërr e të gjithë brezave. Ndjeva nostalgji. Në këto kushte besoj se ekipet do shfaqen më mirë.
Mbase ndikoi ngarkesa emocionale. Unë besoj se sot u zgjidh gabim, pa dashur të korrigjoj trajnerin. Është me eksperiencë. Mund ta zgjidhte shumë më mirë. Duhet të ishim më të kujdesshëm. Edhe vendosja edhe lojtarët. Shpeshherë ishin në vend e jo të duhura. Shpresoj që Kombëtarja të vazhdojë në rrugën e duhur.
Reja është ky që ne e dimë. Shqipëria është histori e re. Nuk ka shumë sekrete. Çdo njeri e ka shansin e vet. Unë dëshiroj me zemër që gjërat të shkojnë më mirë. Sot mendoj që ishte regres në mënyrën e lojës”, u shpreh Gega.