TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portieri Etrit Berisha në prononcimin për RTSH pas ndeshjes me Francën është shprehur se goli i parë i preu këmbët. Ndërsa theksoi se ekipi duhet të përmirësohet në mbrojtje dhe se duhet të jenë më të guximshëm.
“Them që e nisëm me qasje të mirë por, goli erdhi shpejt dhe na preu këmbët dhe kishim vështirësi e në markimin e mesfushorëve të tyre. Sidomos Grizman që lëvizte në të gjithë mesfushën dhe e vështirë të markohej. Ndërsa, në të dytën Gjasula e markonte më shumë dhe në pjesën e dytë ata u mbrojtën dhe provuan kundërsulmin duke rriskuar disa here. Dhe ne kishim pak mundësi.
Gola naivë? Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje të fundit edhe ndaj Islandës. Duhet të përmirësohemi dhe në mbrojtje kemi lojtarë me kualitet. Duhet të kemi më shumë përgjegjësi, por edhe si skuadër duhet të jemi më të guximshëm e me vetëbesim. Mendoj që në kualifikimet e ardhshme do të jemi edhe më të mirë”, tha Berisha.