TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili deklaroi se protesta e opozitës dhe qytetarëve do të vazhdojë dhe qëndresa nuk do ndalet.
Salianji deklaroi se protestat nuk kanë qenë të dhunshme por policia ka tejkaluar forcën por se popullin s’ka gardh që e ndal.
“Ne kërkojmë mirëqenie dhe punësim për qytetarët. Rama dhe shpura e tij kërkojnë para dhe të zhvatin popullin. ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edi Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë si Venezuelën e Maduros.
Rama ik! Ne kërkojmë një qeveri që të jetë shërbëtore e qytetarëve, jo që i shërben oligarkëve dhe farefisit të Edi Ramës.
Ka vetëm një zgjidhje. kjo rrugë është një rrugë me një drejtim. Të çon drejt demokracisë së vërtetë. Ju e shikoni se si qeveria është e kapur në krim dhe korrupsion. Institucionet përdoren për të mbuluar krimin e malavitës.
A keni parë që të shkojë në prokuroi Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, a keni parë të shkojnë në prokurori? në prokurori shkojnë vetëm qytetarët, ndaj kjo qeveri duhet përmbysur.
Interesat e qeverisë janë interesat e një grupi njerëzish. Ndaj populli çdo ditë e më shumë i thotë Rama ik.
Ne kurrë nuk kemi përdorur dhunë, policia ka tejkaluar ligjin dhe ka kapërcyer forcën. Nëse ne do përdornim forcën do e kapërcenim për 2 minuta atë gardh, nuk ka gardh që e ndal popullin.
Qëndresa jonë jo vetëm që nuk do ndalet e nuk do të rrudhet por do të bëhet gjithmonë e më shumë. Ti themi Rama ik sepse nuk përfaqëson më popullin. Edi Rama nuk është pronar i jetës së këtyre njerëzve që jetojnë në këtë territor. Shqipëria është e njerëzve, bashkë do ia dalim. Fitore! Rama ik!”, deklaroi Salianji.