AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 14:27

Reagon ambasadori i Zvicrës: Aktorët politikë duhet të krijojnë një reputacion të mirë për Shqipërinë

Reagon ambasadori i Zvicrës: Aktorët politikë duhet të

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre ka reaguar gjithashtu për situatën politike në vendin tonë.

Bashkëpunimi i forcave politike do të përmirësonte reputacionin e Shqipërisë sipas tij.

“Imazhi i Shqipërisë nuk korrespondon me realitetin. Ky vend është i sigurt, mikpritës dhe interesant. Aktorët politike duhet të influencojnë në krijimin e një reputacioni të mirë për Shqipërinë.

Dialogu në Parlament ndihmon për të pasur një imazh pozitiv të vendit”, tha ai.

Deklaratat e ambasadorit u bënë në fushatën ndërkombëtare digitale të Turizmit 2019, “Be taken by ALBANIA”.