TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prezantuesja e famshme amerikane Wendy Williams u ndje keq gjatë edicinonit special të spektaklit të saj për Halloween.
Ajo ishte veshur si Statuja e Lirisë, dhe ishte duke folur kur nisi t’i merreshin mendtë dhe u shemb në tokë. Spektakli më pas u u ndërpre. Pas një pauze të gjatë reklamash, episodi nisi transmetimin me duartrokitjet entuziaste të publikuar, por nuk u shfaq Wendy. E në fakt ka shumë nga ata që menduan se ishte një truk i festës.
“Nuk ishte shaka. U ndjeva keq me kostumin tim dhe rashë. Jam një kampione dhe ja ku jam”, tha Williams pak minuta pasi u kthye në spektakël. Disa momente pas incidentit në studiot e saj erdhi një ambulancë dhe një karrocë me rrota për të marrë prezantuesen.
Ajo u shfaq bashkë me të shoqin Kevin Hunter duke hipur në ambulancë.
https://www.youtube.com/watch?v=-XjayddbksQ