LIFESTYLE, 1 Nëntor 2017, 13:48

Tirana feston Natën e Bardhë, e ftuar këngëtarja me famë botërore

Është bërë traditë prej shumë vitesh që Tirana feston Natën e Bardhë. Çdo vit në kryeqytet organizohet një koncert i madh në shesh ku çdo vit vjen një emër i njohur botëror. Këtë vit kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar se për koncertin e famshëm do të vijë këngëtarja e njohur Emili Sande, një prej emrave më të dashur.

Këtë lajm e ka bërë publik Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E nisim Nëntorin me një super lajm! Emeli Sandé vjen në Tiranë në datën #29Nëntorpër koncertin e madh të Nata e Bardhë në sheshin Skënderbej. Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim.”

Në faqen e saj në Facebook vetë Emeli ka konfirmuar se me 29 nëntor do të jetë në kryeqytetin shqiptar për të mbajtur një koncert, në ‘Netët e Bardha’.

E për këtë përformancë në Shqipëri, Emeli është shumë e emocionuar