LIFESTYLE, 1 Nëntor 2017, 12:44

Ushqyerja me gji, ul rrezikun e sëmundjeve tek fëmijët

Ushqyerja me gji, ul rrezikun e sëmundjeve tek fëmijët

Ushqyerja me gji për dy muaj mund të zvogëlojë rrezikun e një sindrome e cila sjell vdekjen e fëmijës deri në 1 vjeç.

Sipas një studimi të ri, foshnjat që ushqehen me gji për të paktën dy muaj pas lindjes ul ndjeshëm rrezikun e vdekjes së papritur, por nëse ushqehet më pak se dy muaj, nuk ka të njëjtin përfitim.

"Ushqyerja me gji për vetëm dy muaj zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve dhe ka gjasa që foshnjat jetojnë më gjatë dhe janë më të mbrojtur nga çdo faktor”, tha studiuesi i UVA School of Medicine, Fern Hauck.

Sipas këtij studimi në vitin 2007, një e katërta e foshnjave në SHBA nuk u ushqyen kurrë me gji dhe numri i vdekjeve ishte shumë i lartë. Studiuesit spekulojnë se përfitimet imunitare nga ushqyerja me gji mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

"Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet ndërkombëtare dhe kombëtare për të promovuar ushqyerjen me gji", tha studiuesi i UVA School of Medicine, Rachel Moon.