TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fraza latine “Mbajeni mend: Mos harroni se duhet të vdisni", për një fotograf nga Kalifornia, është bërë mënyrë jetese. Ai e ka kthyer në profesion kohën dhe dëshirën e tij për të fotografuar të vdekurit, sepse sipas tij, vetëm duke i pranuar ata, mund të kuptosh vlerën e të qenurit në jetë.
Autori Paul Koudounaris ka krijuar një koleksion fotografish me kafka, skelete dhe mumie që gjenden në vende të shenjta anembanë botës. Disa nga përmendoret janë treguar në librin e tij të fundit me titull, "Mbaj mend: Të vdekurit mes nesh".
Në bodrume dhe në shpella, në kripëra dhe në katakombe, këto tabela shekullore të kockave kanë për qëllim të flasin me të gjallët.
"Kjo është një detyrim njerëzor për të mbajtur të vdekurit fjalë për fjalë mes nesh, për të mos i larguar qoftë dhe duke u bërë një varr sicc bën gjithë kultura perendimore”, thotë autori.
Katakombet e Parisit me dhomat të mbushura me kocka, mund të jenë më të famshmet në botë. Por Koudounaris thekson se, katakombet e Parisit nuk ishin menduar si hapësira të shenjta. Ata u krijuan nga autoritetet franceze për arsye krejtësisht praktike.
"Ata kishin për të evakuuar Varrezat e të Pafeve, sepse ata kishin kaq shumë varrime aty dhe uji po bëhej i infektuar për njerëzit, ndaj për të mbrojtur shëndetin e Napoleonit u krijuan", thotë Koudounaris.
Koudounaris ka fotografuar eshtrat dhe kafkat në të gjithë Evropën, Amerikën, Afrikën dhe në të gjithë Azinë. Ai ka mësuar ndërlikimet e çdo rajoni.
Në Ruandë, ku kujtimet e gjenocidit të vitit 1994 nuk mund të fshihen, mbetjet e viktimave shërbejnë si kujtesë dhe një paralajmërim për të mbijetuarit.
Në një nga kishat, kolltukët janë lënë të mbushura me veshje të njerëzve që kanë vdekur në ndërtesë. Koudounaris ka kaluar shumë javë në shoqërinë e të vdekurve, dhe ai thotë se është mësuar me ta. tpz.al
[gallery ids="15197,15196,15195,15194,15193,15192"]