TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimet nga televizioni Top Channel, si duket nuk kanë mbaruar. Një tjetër gazetare e njohur tashmë është larguar nga ky televizion, duke marr një post të ri pranë Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për Elona Meço, e njohur ndryshe si gazetare e sektorit politik, është zgjedhur si shefja e re e zyrës së shtypit në Partinë Demokratike.
Me marrjen e detyrës, si duket gazetarja nuk do jetë më pjesë e televizionit Top Channel.
Postin që mban sot Meço, e ka mbajtur më parë Edi Lesi, tashmë këshilltarë për mediat në PD.
Kujtojmë që vetëm brenda këtij sezoni, nga Top Channel është larguar Marina Vjollca, Besart Kallaku, Jonida Shehu, Erion Isi, Idro Seferi, Liria Burgia… etj. Tpz.al