TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është bërë i njohur tashmë jo si model por si abuzues i alkoolit dhe drogës. Kohët e fundit, vëmendja e mediave u përqendrua vetëm tek jeta e shfrenuar që ai nisi të bënte, e sidomos artikuj të pafundmë u shkruaj-ten kur ai vendosi të bëje tatuazh një murgeshë që merr drogë.
Bëhet fjalë për modelin irlandez Jeremy McConell. Ai këtë javë ka qenë me pushime në Turqi, ku dhe kryen shërbimin e tij të komunitetit, pas shmangies së burgut, si pasoj e sulmit ndaj ish-të dashurës Steph Davis. Por si duket pushimet kanë marrë tjetër ngjyrë. 27 vjeçari tashmë rrezikon të paktën 24 vjet burg në një nga burgjet famëkeqe të Turqisë.
McConell u kap në një vilë luksoze turke, ku pasi kishte pirë me tre miqtë e tij deri në mesnatë ai filloi të bërtiste.
Sipas disa raportimeve, edhe pse abuzues me drogën, deri me tani ai nuk ka arritur të sfidohet nga autoritet.
Sipas zyrës së jashtme në Ankara, të gjithë ata që bien ndesh me rreziqet e rrepta të drogës, përballen deri me 24 vjet burg dhe kushtet për burgjet turke, konsiderohen si më të këqijat në planet, ku janë dhjetëra të burgosur që mund të ndajnë vetëm të njëjtin tualet.
Në këto burgje, gjithashtu problem i madh është uji i freskët, i cili është i disponueshëm vetëm për dy orë në ditë. Deri në 4 persona janë të detyruar të ndajnë të njëjtin krevat në një kohë dhe kujdesi shëndetësor është i rrallë. tpz.al
