TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Makinat rulot po bëhen gjithmonë e më të preferuara për t’u përdorur gjatë pushimeve. Jo më gjatë se para pak ditësh, mediat e huaja shkruajtën për çiftin e sapo martuar, i cili ka zgjedhur që në muajin prill të jetoje në një furgon, ku në të njëjtën kohë udhëtojnë por dhe punojnë part time.
Jetesa në këtë mënyrë, të jep mundësinë për të lëvizur nëpër vende të ndryshme pa pasur nevojën e prenotimeve nëpër hotele.
Gjithsesi, disavantazhi i vetëm është se të mungon një makinë e vogël, për ta përdorur në lëvizje brenda zonës ku ke zgjedhur të stacionohesh me rulotin.
Për këtë ka menduar Volkner Mobil, që krahas komoditetit të lartë në rulotin e ri, ka mundësuar edhe një garazh të fshehtë, ku mund të mbani makinën tuaj.
Kështu, me rulotin nuk do të keni mundësi të merrni vetëm shtëpinë me vete, por tani edhe makinën tuaj. Gjithsesi, kjo markë nuk është aspak e lirë, sepse kushton plot 1.2 milionë euro. tpz.al
[gallery ids="15149,15148,15145,15140,15141,15142,15143,15144"]