AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 23:12

Raporterja e PE për Shqipërinë pyet qeverinë: C’po bëhet për Kushtetuesen?

Raporterja e PE për Shqipërinë pyet qeverinë: C’po

Eurodeputetja e Parlamentit Europian, Isabel Santos, Raportuese për Shqipërinë pyet qeverinë shqiptare se kur do të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe organet e tjera të Drejtësisë.

Në bashkëbisedimin e raportueses me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë edhe Luigi Soreca.

“Prezantimi i kërkuar nga Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian kishte në fokus 2 prioritetet më madhore të Ministrisë së Drejtësisë dhe të qeverisë shqiptare, lidhur me përmbushjen e kritereve të vendimit të Këshillit Europian të datës 25 mars 2020”, tha Gjonaj.

Në këtë drejtim ajo prezantoi planin e masave konkrete të hartuar nga Ministria e Drejtësisë me qëllim vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, krijimit të kuorumit të nevojshëm të Gjykatës së Lartë, ecurinë e procesit të Vetingut, kompletimin e vakancave në sistemin gjyqësor, kompletimin e njësive pranë SPAK, BKH dhe Gjykatave Speciale, si edhe garantimin e efiçencës së sistemit gjyqësor.

Santos kërkoi rezultate në luftën kundër korrupsionit, ndërsa ministrja i foli për rekomandimet e raportit GRECO.

“Biseduam për rezultatet mjaft të mira të raportit Greco IV në tetor 2020, si dhe faktin se po punojmë për Greco V mbi rekomandimet e këtij raporti. Qasjet ndëshkuese, ndërgjegjësuese dhe parandaluese ndaj korrupsionit janë pjesë e planit të veprimit që së bashku me planin e integritetit që Ministria e Drejtësisë miratoi si një plan për herë të parë që do të ndiqet nga disa institucione të tjera shtetërore, do të rrisin luftën kundër korrupsionit”, tha Gjonaj.

Ministrja theksoi se “sot flasim për një mekanizëm të ri atë të rrjetit antikorrupsion me koordinatorë në 17 agjenci ligjzbatuese që operojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë, taksave, pronave, ku këta koordinatorë do të varen nga Ministri i Drejtësisë, por do të jenë pjesë e strukturave të