AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 20:18

Aktivisti - Ramës: Kur akumulon të gjithë pushtetin, gjithë ç'ndodh është për fajin tënd. Edhe vrasja e Klodianit!


Pasditen e sotme në Tiranë ka patur protesta të fuqishme në disa prej institucioneve kryesore të vendit, pas vrasjes brutale të 25 vjeçarit Klodian Rasha pranë banesës së tij, nga një efektiv i policisë.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e Lleshajt, ndërsa më pas kanë nisur thirrjet "Rama ik!".

Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, shprehet se fajtor për vrasjen e Klodianit është edhe Edi Rama, pasi kryeministri sot ka akumuluar të gjithë pushtetin, për rrjedhojë ka përgjegjësi për gjithçka.

"Kur akumulon gjithë pushtetin, gjithë ç'ndodh është për fajin tënd. Ndaj, pavarësisht se kush dhe pse e shkrehu armën, fajtor për vrasjen e Klodianit është Edi Rama", shkruan Qori në rrjetet sociale.