AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 21:19

Isa Mustafa u bën ftesë PDK-së dhe VV-së të ulën në tryezë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës

Isa Mustafa u bën ftesë PDK-së dhe VV-së të ulën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u ka bërë ftesë partive të tjera në Kosovë për të biseduar në lidhje me çështjen e Presdieniti. Në një intervistë për “Pressing”, ai ka deklaruar se është i gatshëm që të ulet në një tryezë më partitë e tjera në Kosovë për të zgjedhur një kandidat për President.

Ai më tej ka thënë se LDk-ja ka shumë kandidatë në që do e merrin përsipër detyrën e Presidentit. Ndër të tjera Mustafa ka thënë se LDK-ja është pajtuar që të mbajë qeverisjen dhe nuk mund të kërkojë të mbaj edhe presidencën

“PDK’ja dhe VV’ja do të ishte mirë të marrin pjesë në takimet lidhur për president, që të zgjedhim një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Ne gjatë lidhjes së koalicionit nuk jemi marrë vesh për çështjen e presidentit. Kandidat kemi mjaft në LDK që këtë punë do ta bënin me përgjegjësi të madhe. Mirëpo, ne jemi deklaruar se jemi të gatshëm të pajtohemi me një zgjidhje në mënyrë që LDK’ja ta mbante qeverisjen. Pra, nuk do të kërkojmë dy pozita, kryeministrin dhe presidentin e vendit”,ka thënë ai.