TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasditja e sotme në Tiranë, nuk ka qenë aspak e zakonshme. Edhe pse pati reshje të dendura shiu, kjo nuk e ndaloi protestën dhe revoltën e shumë qytetarëve, pas vrasjes brutale të 25 vjeçarit, Klodian Rasha.
I riu u vra nga një efektiv policie, pranë banesës së tij, sepse kishte thyer orarin policor.
Protestuesit fillimisht marshuan drejt Ministrisë së Brendshme, ku pati edhe përplasje me policinë. Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku gjithashtu pati përplasje me policinë dhe u dogj pema e Krishtlindjeve, e vendosur poshtë zyrës së Edi Ramës.
Kujtojmë se deri në këto momente, kryeministri Rama nuk ka reaguar ende për ngjarjen e rëndë. Ai ndodhet në SHBA, ku po zhvillon takime për gjetjen e vaksinës dhe ku është fotografuar nëpër rrugët e New Yorkut dhe në një dyqan me materiale arti.
Me thirrjet "Drejtësi për Klodianin" dhe "Unë jam Klodiani", protestuesit kërkuan dorëheqjen e Sandër Lleshajt dhe të kryeministrit Edi Rama.
Protesta u zhvendos në zona të ndryshme të kryeqytetit. Kjo protestë nuk ishte thirrur nga asnjë parti politike, por ishte organizuar në rrjetet sociale.
Më poshtë të gjitha fotot nga protesta e sotme!
/TPZ.al/