TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Spartak Koka ka arritur të sigurojë disa foto të trupit të pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie një ditë më parë.
Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Koka tha se viktima kishte dhjetë të qepura në pjesën e kokës si dhe dëmtime në pjesën e ballit dhe të hundës.
“Ka dhjetë të qepura në kokë, hematoma në pjesën e ballit, hematoma në fytyrë dhe në pjesën e hundës, por që nuk dihen se nga janë shkaktuar. Familjarët kanë parë foton dhe kufomën dhe thonë, që sipas tyre është armë zjarri”, u shpreh Spartak Koka ndërsa tha që tashmë i takon Mjekësisë Ligjore të sqarojë plagët.
Ndërkohë sipas gazetarit kjo e komplikon situatën, në një kohë kur Prokuroria ka deklaruar se në trupin e të riut është qëlluar vetëm një plumb, ndërkohë që sipas të dhënave nga SHÇBA u tha se nga arma e policit është qëlluar dy herë.
“Prokuroria thotë se ka vetëm një goditje me armë zjarri në shpatull. Ndërkohë sipas të dhënave nga SHÇBA nga arma e policit ëshë qëlluar dy herë”, tha Koka.