AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 22:31

Avokati: Vrasja nga prapa nuk mund të jetë vetëmbrojtje

Avokati: Vrasja nga prapa nuk mund të jetë vetëmbrojtje

Kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj deklaron se vrasja e Klodian Rashës nuk mund të jetë vetëmbrojtje. Sot m’u kthye 21 janari, tha Saimir Vishaj për News24.

“Nëse në vendngjarje kemi dy ose më shumë predha apo të shtëna nga mbrapa kurrë nuk mund të jemi në një mbrojtje të nevojshme. Sot policia është në ditën e saj më të keqe, sepse forcat Shqiponja i kemi me policië të papjekur që mund të kenë shkuar te Shqiponja pa aftësi profesionale, policia nuk është përdorimi i armëve, është pjesë e ekzekutivit.

Sot më është kthyer 21 janari, sepse dikush thyen orën policore dhe goditet, si atëherë ku u goditën protestues, nuk e njoh dosjen, por nuk ka mbrojtje te nevojshme kur godet mbrapa shpine. Nëse ka dy predha, ka një problem kjo ngjajre. Duhet hetuar ngjarja, është e tmerrshme futja e frymës ushtarake në polici, është hera e parë në 30 vite që futet kjo frymë”, tha Vishaj